Home LAJME Kryetari Arifi ftohet në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë “RUMELISIAD 2015”

Kryetari Arifi ftohet në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë “RUMELISIAD 2015”

133
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi do të merrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë “RUMELISIAD 2015”, i cili do të mbahet më 20 shkurt të këtij viti në Pallatin e Kongreseve Merinos Ataturk (Merinos Ataturk Kongre ve Kultur Merkezi).
Arifi ftesën ka pranuar nga Kryesisa së Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve me prejardhje nga Rumelia në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe e përkrahur nga Kryeministria e Republikës së Turqisë dhe Drejtoria per Turqit jasht shtetit dhe shteteve mike
Ky solemnitet do të filloj me fjalimin e Kryeministrit të Republikës së Turqisë z.Ahmet DAVUTOGLU. Në këtë takim do të marrin pjesë ministra nga vendi dhe nga Ballkani, sekretar për tregëti të jashtme, kryetar të odave ekonomike, biznesmen dhe industrialist nga 12 vende të ballkanit, duke përfshirë edhe Turqinë.
Qëllimi kryesorë i Forumit Ndërkombëtar të Ekonomisë “RUMELISIAD 2015”, është shtimi i vlerave në marëdhëniet ekonomike, tregtare dhe kulturore ndërmjet Republikës së Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, gjë që do të arrihet përmes prezences suaj, pjesëmarrja juaj në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë RUMELISIAD 2015 do ta begatoj organizimin tonë, thuhet në ftesën dërguar kryetarit Arifi.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Arifi do ta shfrytëzojë autoritetin e tij që të takojë personalitete të ndryshme ndërkombëtare dhe biznismenë me renome ndërkombëtare që të investojnë në komunën e Buajnocit me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit ekonomik. Vizita e kryetarit Arifi në këtë Forum Ndërkombëtarë të Ekonomisë, ku do të marrin pjesë 12 ministra të vendeve më të zhvilluara, është sukses i vizitës së kryetarit Arifi që ishte vitin e kaluar në Turqi.

ftesa