Home Aktuale Kryetari Arifi dënon rastin e konfiskimit të duhanit në tre familje...

Kryetari Arifi dënon rastin e konfiskimit të duhanit në tre familje shqiptare Tërrnovc

88
0
SHARE

Akti i bastisjes në tri familjet shqiptare në fshatin Tërrnoc të komunës së Bujanocit ku sipas informacioneve të policisë iu konfiskuan rreth 4 ton duhan të papërpunuar (fleta) ka ngjallur reagime të shumta tek popullata shqiptare, subjektet politike dhe ato institucionale.
Këtë akt e ka dënuar sot edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cil tha se, “kjo nuk është aspak e jashtligjshme dhe nuk ka të drejt askush të konfiskojë prodhimet kur njëkohësisht kanë patur edhe kontratën me ndonjë kompani”.
Arifi bëri të ditur se pushteti lokal ka njoftuar edhe instancat ndërkombëtare edhe ato vendore lidhur me rastin në fjal , “Ne si pushtet lokal kemi njoftuar OSBE-në dhe Trupin koordinues, por edhe kemi kërkuar sqarim, se si është e mundur që prodhuesit e duhanit të cilët kanë kontrata t’i konfiskohet prodhimi i tyre”tha krytari Arifii cili pyet se përse policia nuk konfiskonë alkoholin nëpër vendbanimet serbe të cilat prodhojnë me tonelata.

Aktualisht jemi duke pritur dokumentet zyrtare rreth kësaj qështje, në mënyrë që këtë çështje ta dërgojmë në organet gjyqësore për të kërkuar të drejtën e kthimit të kësaj pasurie të konfiskuar tha mes tjerash Nagip Arifi kryetari i komunës së Bujanocit./Lugina Press/