Home LAJME Kryeministri serb shpëton fëmijët nga vërshimet (Video)

Kryeministri serb shpëton fëmijët nga vërshimet (Video)

140
0
SHARE

Reshjet e pandërprera të shiut kanë bërë që uji të vërshojë shumë pjesë të Serbisë. Kryeministri i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, është aktivizuar drejtpërdrejtë në ekipet e shpëtimit, për personat e ngujuar nga vërshimet.
Gjatë një vizite që i ka bërë të xhandarmërisë, policisë dhe ushtrisë, në Obrenovac, ku po evakuohen banorët, Vuçiq ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në një aksion.

Ai me këtë rast shihet ku bashkë me ekipet e shpëtimit, nxjerrin në tokë, një familje.

Kryeministri serb, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare, fitoi rreth 50 për qind të votave dhe mori drejtimin e ekzekutivit, shihet tek tërheq një bebe nga barka.

Një rast thuajse i ngjashëm ku Vuçiq, shpëton një fëmijë, kishte ndodhur edhe gjatë dimrit, kur bora dhe stuhia kishte bllokuar rrugët e Serbisë.

Në atë rast, kryeministri serb kishte nxjerrë nga autobusi i ngujuar, një fëmijë dhe e kishte dërguar vetë te helikopteri.

Rastësisht fëmija kishte qëlluar të jetë shqiptar, i një familje e cila po udhëtonte nga perëndimi për në Kosovë, nëpër Serbi.//luginapress/