Home Aktuale Kryediplomati Cakaj priti në takim kryetarin e Bujanocit

Kryediplomati Cakaj priti në takim kryetarin e Bujanocit

92
0
SHARE

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, ka  takuar sot kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi.

Postimi i krydiplomatit Gent Cakaj:

Kënaqësi e veçantë, sot, takimi edhe me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi !
Takimet tona nuk janë asnjëherë të tepërta sepse numri i çështjeve që kërkojnë angazhim të përbashkët është i jashtëzakonshëm.
Falënderues për punën e vyer deri më tani dhe mbështetje e plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc! Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ndamë, po ashtu, të njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.