Home Aktuale Kronologjia e sulmeve terroriste në Francë: Faktet shokuese!

Kronologjia e sulmeve terroriste në Francë: Faktet shokuese!

30
0
SHARE
Në një kohë kur të gjithë mediat e botës janë fokusuar te sulmet e fundit terroriste në Paris të Francës, ku numri i viktimave sa vjen e po rritet nga minuta në minutë, le të shohim një historik të shkurtër mbi tragjeditë terroriste të ndodhura në Francë gjatë viteve të fundit.
Sulmet terroriste në Francë:
– Mars 2012: Një algjeriano-francez vrau 3 ushtarë, një mësues dhe 3 studentë të rinj në një shkollë hebraike në Tuluzë. Ai më vonë u vra nga policia gjatë një bastisjeje në apartamentin e tij.
– 23 maj 2013: Një person i konvertuar në mysliman, i quajtur Alexandre Dhaussy theri një ushtar francez në fyt, pranë “La Defense” në Paris. Ushtari i mbijetoi sulmit.
– Dhjetor 2014: “Joue-les-Tours”; Një francez i lindur në Burundi sulmoi disa oficerë policie me thikë, duke thirrur “Allahu Akbar”. Ai plagosi 3 oficerë, përpara se të qëllohej për vdekje.
– 7 janar 2015: Said dhe Cherif Kouachi qëlluan për vdekje 12 persona në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, përfshi disa prej karikaturistëve më të njohur të saj.
– 8 janar 2015: Amedy Coulibaly vrau një police përpara se të hynte në një supermarket hebre në Paris, ku qëlloi për vdekje 4 persona të tjerë. Coulibaly dhe vëllezërit Kouachi u qëlluan për vdekje pas shkëmbimzjarreve me policinë.
– 3 shkurt 2015: Tre ushtarë gjatë patrullimit jashtë një qendre komunitare hebrenjsh në Nisë u sulmuan nga një person i armatosur. Ai theri njërin prej tyre në krah, ndërkohë që i preu fytin një tjetri përpara se të arrestohej.
– 26 qershor 2015: “Saint-Quentin-Fallavier”; dy agresorë hynë në një fabrikë kimike pranë Grenobles me synimin për të vendosur eksplozivë. Një përson u ekzekutua me prerje koke, ndërsa disa të tjerë u plagosën, por njëri prej të dyshuarve u arrestua. Një flamur i zi me shkrime arabe u gjet në vendngjarje dhe Presidenti Francois Hollande e përshkroi atë si një sulm terrorist.
– 13 nëntor 2015: Të paktën 60 persona ndërruan jetë në një seri të shtënash përreth Parisit të ndërmarra nga persona të armatosur me kallashnikovë dhe granata. Motivet mbeten ende të paqarta, por shumë parizienë i frikësohen faktit që të tjerë terroristë kanë tronditur qytetin e tyre.