Home Aktuale Krasniqi: Prioritet i PDK-së, dalja nga kriza

Krasniqi: Prioritet i PDK-së, dalja nga kriza

204
0
SHARE

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një prononcimka thënë se prioritet i partisë së tij, është zhbllokimi institucional.

“Për ne interesi shtetërore, është primare dhe ne këtë moment, prioritet është zhbllokimi institucional.”, tha Krasniqi.
Ai më tej, tha se PDK gjithmonë ka qenë zemërgjerë ndaj partnervëe të koalicionit.
“Nuk mund të flitet tani me saktësi për ndarje pozicionesh, por PDK gjithmonë ka pasur qasje inkluzive dhe kemi qene mjaft zemërgjere me partneret e koalicionit”, tha Krasniqi, për Indeksonline.
Më tej, duke folur për zhvillimet që do të vijojnë, Krasniqi thotë se gjatë javës që vije, do të qartësohen gjërat, por insisitoi se do të krijohen institucionet e reja nga partia e tij.
“Në ditët ne vijim do ketë më shumë qartësi për rrjedhat që do të mundësojnë krijimin e institucioneve nga PDK dhe partnerët tjerë”, tha Memli Krasniqi./LuginaPress.com