Home Aktuale Krasniqi i gatshëm të tërhiqet nga kreu i Kuvendit

Krasniqi i gatshëm të tërhiqet nga kreu i Kuvendit

416
0
SHARE

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur sërish i gatshëm për dorëheqje nga posti i të parit të kuvendit, raporton KTV.

Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse atë ia kërkon PDK-ja, por ka njoftuar se deri tash nuk ka pas ndonjë kërkesë të tillë.

E Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Garbovci, ka thënë se ata nuk do ti kërkojnë Krasniqit që të jap dorëheqje edhe pse ai ka dalë tashme me partin Iniciativa për Kosovën. Grabovci ka thënë se PDK-ja ka punë më të mëdha për të bërë, siç janë përgatitjen për zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa Visar Ymeri i VV-së ka thënë formimi i partisë “Nisma për Kosovën” është diçka e mire pasi ajo do ta dëmtojë PDK-në. E sa për koalicion të mundshëm me këtë parti ka thënë se do të shikohet programi i tyre.
Ismet Beqiri i LDK-së ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie se muaji qershor është më optimali për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa ka thënë se nuk ndihet të rrezikuar nga “Nisma për Kosovën”.

 

LEAVE A REPLY