Home Aktuale KPQK: Propozim buxheti për komuna dhe qytetet i papranueshëm për...

KPQK: Propozim buxheti për komuna dhe qytetet i papranueshëm për komunat

159
0
SHARE

Në adresë të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit ka arritur një komunikatë lidhur me projektligjin e Qeverisë së Serbisë i vlerësuar nga Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave lidhur me finansimin e pushteteve lokale.

Në komunikatë thuhet se, për qytetet dhe komunat në Sërbi zgjidhja e paraparë në projekt-ligjin për financimin e pushteteve lokale nuk është e pranueshme, sepse ulja e propozuar në të ardhurat e qyteteve dhe komunave në vlerë prej tetë miliardë dinarë funksionimin e qeverive lokale dhe financimin nevojave themelore të qytetarëve e vë në pykpyetje. Ministria e Financave dje, më 3 dhjetor, publikoi një projekt-ligj për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe kështu filloi një debat publik që do të zgjasë deri më 22 dhjetor. Konferenca e përhershme ka njoftuar të gjitha qytetet dhe komunat për vendimin me të cili dukshëm zvogëlohen të ardhurat lokale dhe ka lutur që sygjerimet dhe komentet në propozim projekt-ligjin tia dërgojnë KPQK jo më vonë se 15 dhjetor, me qëllim që qëndrimet e përbashkëta ti dërgohen Ministrisë. Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal parashikon se komuna do të merrte 50 në vend të tatimit aktual 80 për qind mbi të ardhurat, që nënkuptonë se në mënyrë të konsiderueshme reduktimin lokal dhe rrit buxheti republikan. Ky propozim parasheh një grusht të drejtpërdrejt në të gjitha qytetet dhe komunat e Sërbisë, veqmas në ato të cilat kanë investuar mjete të mëdha në nxitjen e investitorëve, thuhet mes tjerash në komunikatën e KPQK.