Home Aktuale Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja edhe për 6 pika të reja kufitare

Kosovë-Serbi, arrihet marrëveshja edhe për 6 pika të reja kufitare

205
0
SHARE

Sot në Bruksel është arrihet marrëveshja mes delegacioneve të Kosovës dhe Sebisë për ndërtimin dhe hapjen e 6 pikave të reja të përbashkëta kufitare.

Marrëveshja për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të Menaxhimit të Përbashkët të Kufirit, është arritur falë ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

Bisedimet për këtë marrëveshje, kishin nisur që para një viti dhe gjithçka është arritur falë ndihmës të të gjitha palëve për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këto pika të përhershme kufitare të IBM-së, do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit (IPA), me një shumë prej mbi 21 milionë euro.

4 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)