Home LAJME Kosovë, priten 5 arrestime të zyrtarëve të lartë, PDK do të tronditet...

Kosovë, priten 5 arrestime të zyrtarëve të lartë, PDK do të tronditet fuqishëm

286
0
SHARE

Skena politike në Kosovë brenda pak ditësh do të mund të tronditet si asnjëherë më parë. Tronditje mund të jetë thuajse fatale për partinë politike, e cila doli e para në zgjedhje dhe që me çdo kusht këmbëngulte që të mbaheshin sa më parë, të mos pritej vjeshta. Kjo dëshirë iu plotësua, duke arritur të shmang furinë e arrestimeve, të cilat mund ta kthejnë në një parti për gjynah. Por, PDK-ja nuk po e gjen dot çelësin e krijimit të qeverisë.

Burime të gazetës “Bota sot”, bëjnë të ditur se së paku pesë figura të mëdha publiku mund të arrestohen në javët e ardhshme, madje pa përfunduar ky muaj.

Akuzat janë nga më të ndryshmet për krimet që do të trajtohen nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të jetë një formë tribunali apo derivat i atij të Hagës. Por, akuzat kanë të bëjnë edhe me krimet ekonomike gjatë privatizimit, pastaj për korrupsion të thellë në raste të ndryshme.

“Ajo që dimë, pritet të arrestohen të paktën pesë figura, zyrtarë të lartë të PDK-së shumë të njohur. Do të ketë ish ministra, ish deputet, dhe deputetë e eventualisht ministra që mund të jenë në kabinetin qeveritar”, thotë ky burim i besueshëm i gazetës.

Burimet thonë se ka mundësi që të hetohet edhe privatizimi i KEDS-it, por nëse ka hetime zyrtare apo jo ndaj këtij procei të privatizimit nuk kemi konfirmim as nga EULEX-i as nga Prokuroria Speciale e Kosovës. KEDS-i u privatizua për një shumë qesharake prej 26.9 milionë euro.

Gazeta “Bota sot”, ka provuar që të marr përgjigje edhe prej EULEX-it dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, por asnjëra prej tyre nuk e ka pa të arsyeshme që të japin ndonjë përgjigje. Ata as nuk i kanë mohuar e as pohuar këto.

Informacionet e “Bota sot” konfirmohen edhe nga burime ndërkombëtare të cituara nga mediat në Kosovë, që po ashtu presin që ditët e fundit të muajit Korrik në Kosovë do të jenë të nxehta.

Sipas burimeve të “Bota sot” edhe liderët partiakë dhe sidomos z. Hashim Thaçi tashmë ka marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtare që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t’i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që “më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji”. (INA)

LEAVE A REPLY