Home Aktuale Kosova voton, të gjitha vendvotimet janë hapur ora 07:00

Kosova voton, të gjitha vendvotimet janë hapur ora 07:00

9
0
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në ditën kur votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryetarja e KQZ-së përmes një konference për media ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimeve në Komunat e Kosovës janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur parregullësi. “Në ora 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. I ftoj edhe komisionerët që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ dhe Ligjin”, tha Daka gjatë konferencës së parë për media nga KQZ. Konferenca e radhës mbahet në orën 11:30 që ka të bëjë me ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00.


 

Rreth 155 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë sot në zgjedhjet e parakohshme në vend. Votat e reja do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e subjektit i cili do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme, shkruan arbresh.info. Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve. Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim: 118 mijë e 448 votues të rinj që pas Zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017. 36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014. Janë 889 Qendrave të Votimit në këto zgjedhje, 91 Qendra të Votimit më shumë se në vitin 2014, me gjithsejt 2 mijë e 490 Vendvotime, 116 Venvotime më shumë se në vitin 2014.