Home Aktuale Kosova nisur ndihmat për Shqipërinë

Kosova nisur ndihmat për Shqipërinë

4
0
SHARE

Kosova ndihmon Shqipërinë. Për në zonat e përmbytura bizneset kosovare nisën në drejtim të Shqipërisë 15 kamionë me mbi 300 tonë ndihma.

15 maune me ushqim për bagëti, ushqim për njerëz dhe ndihma të tjera janë mbledhur nga bizneset kosovare për t’ua dhuruar familjeve në zonat e përmbytura në jug të Shqipërisë. Këto kamionë kanë kaluar në pikën kufitare të Vërmicës, rreth orës 10.00, për t’u shpërndarë më pas në zonat e përmbytura, aty ku është edhe një grup i posaçëm që do të bëjë të mundur dërgimin e tyre në destinacion. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se, këto ndihma janë për familjet e prekura nga përmbytjet, donacione këto të dhëna nga kompani private Kosovare.

Sipas Aleancës Kosovare të Biznesit, që kryesohet nga Agim Shahini vlera monetare e këtyre ndihmave arrin në mbi 200 mijë euro dhe në total janë mbi 300 tonë ndihma.
Kamionët me ndihma janë shoqëruar deri në Pikën Kufitare të Vërmicës, nga vetë Ambasadori Minxhozi dhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, ndërkohë që autokolona është shoqëruar nga drejtues të Shtabit të Emergjencave dhe Policisë së Shqipërisë.