Home Nga Rajoni Kosova ka turizmin ndër më të fuqishmit në botë

Kosova ka turizmin ndër më të fuqishmit në botë

5
0
SHARE

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Adri Nullerari ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim të turizmit dhe ajo mund të garojë madje edhe me vendet më të zhvilluara në botë.

Nullerari është shprehur se Qeveria duhet të ofrojë kushte të përshtatshme për zhvillim të një tregu sa më të sigurt për të zhvilluar turizmin.

“Krijimi i kushteve sa më të përshtatshme për bizneset tregtare dhe për zhvillimin e një tregu të sigurt për të zhvilluar turizmin janë ndër prioritet e qeverisë”, ka thënë Nurellari.

Sipas tij, sfida e Kosovës vazhdon të mbetet diaspora. Ai ka theksuar se ngritja e remitencave në Kosovë varet prej tyre.

“Sfida e Kosovës është diaspora dhe ngritja e remitencave përmes tyre. Diaspora mund të jetë edhe konsumatore e produkteve të Kosovës”, ka theksuar Nurellari.