Home Religjioni Kosova begatohet me një magjistër të ri në fikhun hanefi: Rasim Haxha

Kosova begatohet me një magjistër të ri në fikhun hanefi: Rasim Haxha

118
0
SHARE

Kosova begatohet me një magjistër të ri në fikhun hanefi: Rasim Haxha

 

6 Shtatori shënon datën e mbrojtjes se magjistraturës të hoxhës së nderuar nga rrethina e Ferizajt, Rasim ef. Haxha.

Hoxhë Rasimi u lind më 25 mars të vitit 1981 në fshatin Slivovë të Komunës së Ferizaj. Shkollën fillore e kreu në fshat ndërsa të mesmen në Medresenë “Alaudin” Prishtinë. Diplomoi pranë Universitetit Islamik në Qytetin e Ndriçuar të Medinës në degën e Sheriatit. Magjistraturën e mbrojti ka në fikhun hanefi pranë Universitetit të Kasimit.

Tema e magjistraturës në të cilën hoxha jonë u vlerësua me notën më të lartë (mumtaz murtefië) ka të bëj me një studim rreth librit:

Dureru-l-Hukkam fi sherhi gureri-l-Ahkam“, të autorit: Muhamed bin Framerz Mul-la Husru (vdiq në vitin 885 hixhri.-1481 gregorian.)
“درر الحكام في شرح غرر الأحكام”, لمحمد بن فرامرز, المشهور بملا خسرو, المتوفى سنة 885هـ.

Medh-hebi: Hanefi

Kapitujt kryesorë:
-Kapitulli i autorizimit,
-K. i Garancave
-K. i Korporatave
-K. i Transfertave
-K. i Dëshmisë
-K. i Gjykatësisë
-K. i Pajtimeve
-Disa lloje të qerasë (el-muzarea, el-musakatë)
-K. Testamentit