Home SPORT Kosova arsyetoi lejen e FIFA-s

Kosova arsyetoi lejen e FIFA-s

667
0
SHARE

Nga: Valon Konushevci

Jerome Champagne ishte njëri prej mysafirëve më të mëdhenj në miqësoren ndërmjet Kosovës e Haitit. Kandidati për president të FIFA-s, i cili është mik i madh i Kosovës, është ndarë shumë i kënaqur me gjithçka që ka parë si në fushën e blertë, ashtu edhe në tribuna dhe rreth organizimit të miqësores së parë të Kosovës.

“Futbolli është për t’u luajtur në gjithë botën. Duhet të përmirësohen edhe disa gjëra për të ardhmen, por ky është një start i mirë dhe kjo ka shumë rëndësi. Organizimi ishte i shkëlqyeshëm dhe duhet përgëzuar FFK-ja”, ka deklaruar Champagne, i cili e ka përgëzuar FIFA-n dhe Sepp Blatterin që e kanë lejuar Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore, edhe pse vendi ynë do të ndërkombëtarizohej plotësisht, sikur të pyetej francezi.

“Këtu do t’i kisha përmendur tri gjëra që i vlerësojë të rëndësishme për mua. E para është se këtu triumfoi drejtësia e futbollit të Kosovës, e dyta është se kjo ndeshje do të shërben për konsolidim të gjithë Ballkanit. Ndërsa, e treta është se futbolli triumfoi mbi politikën, e cila deri më tash e ka mbajtur të izoluar”, ka theksuar Champagne, i cili ka potencuar se do të vjen sërish në vendin tonë për t’i përcjell ndeshjet e radhës së Kosovës…(më gjerësisht në shtojcën sportive të gazetës Tribuna – Arena).

LEAVE A REPLY