Home Aktuale Koronavirusi “rrëzon” turizmin, rrezikohen dhjetëra vende pune

Koronavirusi “rrëzon” turizmin, rrezikohen dhjetëra vende pune

208
0
SHARE

Koronavirusi pritet të shkatërrojë sezonin turistik në 2020. Në Sarandë duhet të kishin mbërritur kroçerat e para dhe turistët e huaj të pushonin buzë detit. Por kjo nuk ka ndodhur.

Muaji prill duhet ti kishte sjellë Ksamilit turistët e parë, por pasojat shkatërruese të koronavirusit po shtrihen edhe në turizëm. Dyert e subjekteve të hotelerisë, vazhdojnë të jenë të mbyllura, duke vonuar fillimin e sezonit turistik. Çka përkthehet në kosto të madhe financiare.

Pjesa më e madhe prenotimeve për muajt janë anuluar. Ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë.