Home Aktuale Korona virusi – sëmundje e panikut!

Korona virusi – sëmundje e panikut!

1197
0
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut është diagnostifikuar rasti i parë me koronavirus, dhe tre raste tjera janë në procesin e testimeve. Me ngritjen e alarmit nga institucionet, ka filluar paniku edhe tek qytetarët. Rinora Sefedini, studente e mjekësisë në Shkup, ka dhënë një opinion rreth virusit dhe shmangien e panikut tek qytetarët.

Opinioni i plotë:

“Çfarë është koronavirusi? Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

Çfarë është një koronavirus i ri? Koronavirus i ri është (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. -Si transmentohet virusi? Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit. Zoonosa mund të transmentohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë ose i përgatitur në kushte higjienike të duhura.

Çfarë masash duhen marrë? Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë,(WHO) ende po diskuton, nëse duhet shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës. Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar. Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës. Japonia ka shpallur paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në Kinë. Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Mënjanimi i kontaktit trupor me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes si edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja e shpeshtë e duarve, por sidomos pas kontaktit me persona të sëmurë ose ambientin ku ata janë. Ekspertët ende nuk e shohin rrezikun e një përhapjeje botërore.

Virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti Bernhard Nocht tha për Deutsche Wellen, se “aktualisht rreziku është shumë i vogël”. Por sipas tij duhet të vazhdojë “monitorimi permanent i situatës, jo vetëm përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe Institutit Robert Koch dhe Qendrës Europiane për Ndalimin e Kontrollin e Sëmundjeve.” Nuk ka vend per panik, nëse të gjithë mundohemi për ta menjanuar këtë virus! Pa frikë ,por me kujdes të shtuar ,të mbrohemi së bashku!! Nëse kësaj rradhe sjemi të bashkuar atëher si popull asgjë skemi fituar”, përfundon Sefedini.