Home EKONOMI Kontrollim më i rreptë për importim të veturave të përdorura

Kontrollim më i rreptë për importim të veturave të përdorura

9
0
SHARE

Ndryshimi i rregullores parashef kontrollim më të rreptë gjatë importimit të veturave të vjetra në Serbi dhe ka filluar të aplikohet me 19 prill.

Këto ndryshime kanë të bëjnë me konmtrollimin e veturave motorike që importohen nga jashtë si të vjetra, me qëllim të “krijimit të kushteve për kontrollim teknik më kualitativ, si dhe verifikimi dhe rregullsitë e dokumentave të asaj veture, në mënyrë që të ketë vetura më të sigurta në rrugë dhe të dhëna më të sakta për vet veturën.

Të dhënat e sakta për veturën që shpesh keqpërdoren, para së gjithas do të përdoren edhe për zvoglimin e harxhimeve gjatë regjistrimit.