Home Uncategorized Kontrolle në kafiteritë e Preshevës dhe Bujanoces

Kontrolle në kafiteritë e Preshevës dhe Bujanoces

186
0
SHARE

Raportohet se cdo vikend te premten dhe te shtunen ,stacioni policor i  vranjes nderrmerr operacion  kontrolloll ne bujanoc dhe preshev.Në mbrëmjen e së premtes 12 korriku kanë kryer operacion kontroll  në disa kafiteri ne Bujanoc dhe Presheve.

Siç njofton “Kjo është Presheva Jonë!” aksioni ka zgjatur rreth një orë duke filluar nga ora 22:30 deri në 23:30 minuta, me ç’rast gjatë kohës së kontrolleve hyrje-daljet nga këto lokale ishin të bllokuara.

Kontrolli përfshinte identifikimin përmes letërnjoftimit të personave që gjendeshin në lokale, ndërsa një numër i madh prej të rinjve nuk kishin me vete këtë dokument identifikimi.

Aksioni thuhet të ketë përfunduar i qetë dhe pa arrestime me sugjerimin që letërnjoftimi të mbahet me vete, përderisa nuk janë gjetë as lëndë narkotike, që dyshohet se ishte edhe njëri prej qëllimeve të këtij kontrolli.

LEAVE A REPLY