Home Aktuale Kontributi i ulemave për çështjen kombëtare(Video)

Kontributi i ulemave për çështjen kombëtare(Video)

9
0
SHARE

Roli dhe kontributi i ulemasë shqiptare për çështjen kombëtare dhe shtetformim gjatë historisë ka qenë i madh dhe përcaktues në ngjarjet e mëdha por popullin tonë dhe për mbrojtjen e trojeve tona, duke nisur që nga Lidhja e Prizrenit me myderrizin e njohur haxhi Ymer Prizrenin, Halim ef. Ramadanin-Gjergjizi, Ahmet ef. Korenicën, Hafiz Ymer Gutën, Hasan ef. Shllakun, Hafiz Myrteza Luzhën, Jusuf ef. Po­dgoricën dhe shumë ulema të tjerë nga të gjitha viset shqiptare; për të vijuar me Lidhjen e Pejës, ku shquhet Haxhi Zeka; Shpalljen e Pavarësisë me Vehbi e Ismet Dibrën, Daut Boriçin me ulemanë shkodranë si Hafiz Ali Korçën e Hafiz Ibrahim Dalliun e të tjerë; Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës me Hoxhë Kadri Prishtinën, Rrystem Shportën, Iljaz Brojën, Mulla Idriz Gjilanin e Haki Sermaxhajn, sheh Hysenin e Musa Shehzaden,… e shumë e shumë të tjerë me një kontinuitet deri në ditët tona.

Kontributi i ulemasë shqiptare ishte përcaktues si me marrjen pjesë aktive në kryengritje të shumta, madje edhe duke i udhëhequr ato, por edhe duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë me këshilla e vepra dhe me autoritetin që e gëzonin në masë. Ulemaja shqiptare ishte e motivuar nga mësimet kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s. që të japin në vazhdimësi kontributin e tyre për liri e pavarësi.

Se sa kanë luajtur rol ulemat  kanë  luajtur rol të rëndësishëm për çështjen kombëtare mund të mësoni nga emisioni “NË FOKUS” me gazetarin Riza Veseli,  në RTV Aldi,  kushtuar pavarësisë të shtetit shqiptar, me të ftuar në studio Ismet Bajrami- historian  dhe Nexhmedin Ademi- teolog dhe sociolog.

[youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=wrYlvFxvWvE       ” width=”560″ height=”315″]