Home Shëndeti Konsumi i kafes redukton rrezikun e diabetit

Konsumi i kafes redukton rrezikun e diabetit

911
0
SHARE

Të konsumosh sa më shumë kafe mund të reduktojë rrezikun e diabetit, thonë hulumtuesit.

Rritja e konsumit nga një gotë e gjysmë në ditë, ul rrezikun e zhvillimit të diabetit për 11 përqind.

Mjekët Frank Hu dhe Shilpa Bhupathirju, në Universitetin e Harvardit të Shëndetit Publik shikuan lidhjen ndërmjet ndryshimeve në konsumimin e kafes dhe rrezikun e diabetit.

Ata përdorën të dhëna nga tre studimet bazë në SHBA, duke përfshirë studimin e shëndetit të infermiereve me pjesëmarrësit duke filluar nga 25-75 vjet.

Informacione të hollësishme të dietës, mënyrën e jetesës, kushteve mjekësore, dhe sëmundje të tjera kronike janë grumbulluar çdo dy deri në katër vjet për mbi 20 vjet.

Pjesëmarrësit të cilët e kanë ulur konsumin e kafes nga një ose dy gota në ditë kanë 17 përqind rrezik më të lart për diabetin e tipit 2.

Ata me konsumim më të lartë me tri gota kafe në ditë ose më shumë kanë nivelin më të ulët të rrezikut nga diabeti.