Home Aktuale Konfirmohet, punëtorët shëndetësorë nesër në grevë njëditore

Konfirmohet, punëtorët shëndetësorë nesër në grevë njëditore

64
0
SHARE

Konfirmohet zyrtarisht se punëtorët shëndetësorë do të fillojnë grevën 24 orësh nga mëngjesi i së premtes.

Megjithëse janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Imet brahmanin, ata nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis që të mos hyjnë në grevë, transmeton KTV.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, ka thënë se janë të qarta kërkesat e sindikalistëve dhe pa u realizuar ato nuk tërhiqen.

“Kërkesat tona janë të qarta, respektimi i kontratës kolektive dhe fillimi i negociatave për rritjen e pagave. Por ministri ka lypur pak kohë për shkak se është në fillim të mandatit dhe ka kërkuar që të krijohen grupet punuese. Ne jemi dakord të formohen grupet, por ne i kemi pasur edhe më herët ato dhe se nuk do të duhet shumë kohë për këtë. Si rrjedhojë ne do ta mbajmë grevën dhe do të punojnë vetëm institucionet vitale”, ka thënë Syla.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka siguruar se janë marrë të gjitha masat që nga kjo grevë të mos dëmtohen pacientët. Ata kanë pasur një takim edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

koh