Home Aktuale Konçuli, Breznica dhe Muhoci me projekt-dokumentacion për shtëpi kulturës (Video)

Konçuli, Breznica dhe Muhoci me projekt-dokumentacion për shtëpi kulturës (Video)

153
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe përfaqësuesit e programit “Progresi Evropian” kanë nënshkruar 3 kontrata në vlerë prej 23.400 euro.

11053931_10153284685367674_8716545527887606358_n
Bëhet fjalë për financimin e projekt dokumentacionit për tre shtëpi të kulturës, në fshatin Konçul, Breznicë dhe Muhoc.
Programi “Progresi Evropian” do të financojë 90 përqind të shumës së përgjithshme të projekt-dokumentacionit , ndërsa nga buxheti i komunës do të ndahen 10 përqind.
Kontratët në fjalë i nënshkruan kryetari I komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe Ivana Todoroviq, bashkëpunëtorja rajonale pranë programit Evropian “Progresi Evropian”.

Nga shuma e përgjithshme prej 23.400 euro, “Progresi Evropian” do të të financojë 21.060 euro, ndërsa Komuna e Bujanocit 2.340 euro.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me këtë rast ka bërë të ditur firmosjen edhe të dy kontratave tjera me “Progresin Evropian” plani detal urbanistik për Korridorin 10 nga Bujanoci në drejtim të Komunës së Vranjës, si dhe projekt-dokumentacionin për planin detal urbanistik nga Bujanoci në drejtim të Gjilanit./Lugina Press/

[youtube url=”      https://www.youtube.com/watch?v=-5Zpdv_oYaM&feature=youtu.be     ” width=”560″ height=”315″]