Home OPIONIONE Koncepti i hallallit

Koncepti i hallallit

753
0
SHARE

Bota bashkëkohore në shumë aspekte është dëmtuar në veçanti në sferën e produkteve ushqimore, ndërsa shoqëria myslimane është viktimë e prodhimeve të huaja të cilat ndikojnë negativisht në aspektin, fizik, psiqik, e kështu me radhë.

Abaz Islami

Atë që dëgjova nga këto personalitete të shquar në sferën e Hallallit dhe Tajjib-it duhet theksojmë se vërtet Hallalli është koncept për sendërtimin e njeriut të shëndosh dhe jo vetëm standard i zakont që mund të hasish në prodhime. Vendi nga i cili vijë është për nga procesi i dhënies së certifikatave i ri, por që vetë dija institucionale shtetërore dhe shoqërore ka bërë që të ekziston një interesim i jashtëzakonshëm.

Kur themi interesim këtu kemi fjalën për shumë faktorë që ndikojnë në ngritjen e nivelit të vetëdijes lidhur me këtë standard apo sistem. Sendërtimi i këtij standardi është në bazë të parimeve fundamentale Islame, Kurani dhe Vepra e shenjtë e Muhamedit a.s, andaj perspektiva është shumë e pozitive dhe tejet e dobishme. Neve për çdo gjë referohemi në Kuran dhe Sunnet, nga sedefimimet më të sakta dhe më të përsosura burojnë pikërisht nga aty. Allahu Fuqiplotë në Librin e Tij të Shenjtë thotë: “Ju jeni populli( shoqëria, ummeti) më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve….”

Statistikat që po dëgjoj dhe lexoj gjithandej kohëve të fundit flasin për një standard që ndoshta neve deri më tani nuk kemi pasur mundësi dhe qasje të njihemi, por që faktet e tilla demonstrojnë ndikimin e tij pozitiv në të gjithë shoqëritë. Duke u nisur nga burimet Islame nga ku përcjellen mesazhe shihet qartë se ajo që prodhohet me standarde Islame është e dobishme, e shëndetshme, e pastërt dhe njëkohësisht është perpspektivë. Elaboratin që sjelli këtu nga të dhënat që flasin tek Agjencioni ynë për Hallall Standardin pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë se është se shoqëria ka vuajtur për një standard të tillë.

Shikuar të kalaurën ku sistemet politike kanë ndikuar tejmase në produktet ushqimore dhe prodhimet, kanë bërë që shoqëria myslimane të ushqehet nga e gjithë ajo që na është seruar edhe atë pa fije mundësie diskutime dhe kritike, andaj kamë bindje se kështu është edhe nëpër shumë mese ku myslimanët janë pakicë. Veprimtaria institucionale e BFI është e pakontestuar në drejtim të njoftimit, edukimit dhe ngritjes së vetëdijes së muslimanve në aspektin e të ushqyerit, konsumimit dhe përdorimit të gjërat ushqimore dhe gjithë atë që e lidhë me nevojat e përditshme njeriun modern. Këto vlera të hartuara nga Bashkësia Fetare Islame kanë bërë që të ndryshojnë edhe perceptimin e politikës shtetërore në drejtim për të përkrahur dhe ndihmuar kompanitë Certifikim me këtë standard.

Ndërtimi i vlerave shoqërore pikërisht në mjedise ku myslimanët janë në përqindje më të vogël është fund e kry meritë e institucioneve fetare të cilët në kontinuitet ofrojnë koncepte të hartuara mbi zhvillimin dhe kultivimin e Islamit. Andaj, institucionet relevante botërore Islame duhet përkrahur qëndrime dhe fushata mbi Hallallin pikërisht të institucioneve fetare Islame nëpër vende ku myslimanët janë në numër më të vogël për dallim nga të tjerët. Meqë ka koncept edhe korniza të hartuara mbi Hallalin, atëherë është domosdoshmëri fetare që të përkrahen ato në interes të myslimanëve dhe perspektivës së Ummetit tonë.