Home LAJME Komunës së Kamenicës i ndahet një kamion për zjarrëfikje

Komunës së Kamenicës i ndahet një kamion për zjarrëfikje

122
0
SHARE
Të martën edhe zyrtarisht është pranuar një kamion për zjarrfikësit nga Ministria e Punëve të Brendshme në vlerë prej 145.000 €.
Kryetari i komunës Begzad Sinani vizitoi shërbimin e zjarrfikësve dhe i uroi për këtë donacion. “Uroj që të kemi sa më pak raste për intervenim, puna e juaj është për tu çmuar sepse ju jeni në shërbim në çdo kohë kur të jetë e nevojshme. Ne po vazhdojmë të krijojmë mundësi dhe kushte më të mira për punë me qëllim të lehtësimit të punës juaj”.

Drejtori, komandanti dhe të gjithë zjarrfikësit e falënderuan Sinanin për mbështetjen e vazhdueshme që po ju jepet nga komuna dhe njëkohësisht paraqiten dy kërkesa brenda mundësive buxhetore: Rregullimin edhe të një kati në objektin aktual dhe rrethojën e hapësirës kufizuese./rajonipress/