Home Aktuale Komuna e Prishtinës i jep truallin Shqipërisë për ndërtimin e Ambasadës

Komuna e Prishtinës i jep truallin Shqipërisë për ndërtimin e Ambasadës

96
0
SHARE

 Kuvendi komunal i Prishtinës votoi unanimisht për dhënien e pronës së Komunës së Prishtinës për ndërtimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Ky propozimvendim u votua unanimisht nga këshilltarët Komunal të Komunës së Prishtinës, duke i hapur rrugë kështu shumë shpejt nisjes së punimeve.

“Janë analizuar disa prona komunale në Komunën tonë dhe është përzgjedhur lokacioni në lagjen ‘Sofali’, zona kadastrale Prishtinë, parcela me numër 2576 – 0. Propozohet që kjo parcelë, prej 2.000 m2, t’i jepet në shfrytëzim Ambasadës së Shqipërisë për ndërtimin e objektit të ambasadës”, tha me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Pronës dhe Financave, Visar Berisha.

Lajmin e ka ndarë me miqtë e tij në fb edhe Ministri Bushati, duke falenderuar Ambasadorin tonë në Kosovë Qemal Minxhozi dhe kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti.

“Te dashur miq, deshiroj te ndaj me ju nje lajm te gezueshem qe na vjen nga Prishtina. Fale punes se mrekullueshme te Ambasadorit Qemal Minxhozi dhe bujarise se Kryetarit Shpend Ahmeti dhe Kuvendit Komunal te Prishtines sot eshte miratuar dhenia e trualit per ndertimin e Ambasades se Shqiperise ne Kosove. Mirenjohje e thelle per te gjithe ata qe e mundesuan kete vendim. Do te vijojme perpjekjet per te ndertuar nje ambasade dinjitoze sic i ka hije nje partneri strategjik te natyrshem!