Home Aktuale Komuna e Bujanocit vjen me website modern dhe të sofistikuar

Komuna e Bujanocit vjen me website modern dhe të sofistikuar

164
0
SHARE

Për hirë të informimit sa më të drejtë dhe më të shpejt, rritjes së transparencës dhe ofrimit të shërbimeve më të lehta për qytetarët e Komunës së Bujanocit të cilët jetojnë këtu dhe në Diasporë, Komuna e Bujanocit, pas një periudhe të gjatë vjen me website modern dhe të sofistikuar.

http://bujanovac.rs/

Websiti i ri i Komunës së Bujanocit mundëson regjistrimin Online të diasporës së Komunës së Bujanocit dhe ofron shërbime online për qytetarët.

Edhe pse në përpunim e sipër, website i ri i Komunës së Bujanocit do t’i mundësoj qytetarëve që në formatin Online të raportojnë problemet dhe korrupsionin, t’i shkruajnë kryetarit të komunës, të bëjnë kërkesë për leje ndërtimi dhe paisje me dokumentacione personale, të marrin pjesë në anketime të ndryshme dhe të gjejnë të gjitha informacionet e nevojshme në Komunën e Bujanocit.

Përveç kësaj, në websitin e ri të Komunës së Bujanocit, do të mund të gjinden informacione dhe kontakte të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në territorin e Komunës, informacione dhe kontakte të Bashkësive lokale, klubeve të sportit dhe organizatave joqeveritare.

Me qëllim të krijimit të afërisë dhe rritjes së komunikimit dhe bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit, website i ri përveç që prezenton të gjithë udhëheqësit e drejtorateve dhe drejtorive, ofron edhe numrat e telefonit dhe emailat zyrtar me qëllim të komunikimit sa më të mirë.

Website i ri i Komunës së Bujanocit mundëson edhe lidhjen e drejtpërdrejt të saj me profilet e tjera sociale që në mënyrë zyrtare shfrytëzohen nga Komuna e Bujanocit, si profili Zyrtar i Komunës së Bujanocit në facebook dhe instagram dhe profili zyrtar i Kryetarit të Komunës së Bujanocit.

Me krijimin e këtij website janë krijuar edhe emailat zyrtar për secilin punëtor, udhëheqës drejtorati, këshilltar komunal, anëtarë të këshillit komunal dhe për të gjithë të tjerët që punojnë në kuadër të Komunës së Bujanocit.

Websitë i ri i Komunës së Bujanocit është lëshuar në përdorim në versionin e punës (testues) dhe i njejti do të avancohet edhe më shumë ditëve në vijim. Websiti do të jetë në 3 gjuhë: shqip, sërbisht dhe anglisht.

Ky projekt është realizuar nga Kabineti i Kryetarit të Komunës së Bujanocit bashkë me anëtarin e Kabinetit të kryetarit të Komunës Visar Limani (inxhinier i shkencave kompjuterike) i angazhuar për IT duke mos e rënduar buxhetin e Komunës së Bujanocit.