Home Aktuale Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për financimin e projekteve nga fusha...

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për financimin e projekteve nga fusha e kulturës

6
0
SHARE

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës, i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 20 shkurt 2015 shpallë Konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2015 në pozicionin 310, funksioni 820, klasifikimi ekonomik 481 “grantet për organizatat joqeveritare – shoqëritë kulturo artistike”, të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2015, në shumë prej 1.700.000,00 dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja).

Në linkun në vijim mund të informoheni më detajisht rreth konkursit, si dhe të shkarkoni formularin e fletëparaqitjes:

Konkursi dhe fletëparaqitja