Home Aktuale Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa studentore

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa studentore

310
0
SHARE

Komisioni i Këshillit Komunal i Komunës së Bujanocit shpallë konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe master për vitin akademik 2014/2015.

Komisioni për ndarjen e bursave studentore në kuadër të komunës së Bujanocit që përbëhet prej 7 antarëve të udhëhequr nga kryeshefi i për veprimtare publike dhe shoqërore, Bajram Fejzullahu, javën e kaluar ka zhvilluar mbledhjen për të vendosur kriteriumet dhe dokumentet që duhen kompletuar studentët e komunës së Bujanocit që do të kenë mundësin të përfitojnë këtë bursë simbolike.

Për vitin akademik 2013/14 kanë aplikuar 940 studentë, ndërkaq sipas Fejzullahut këtë vit pritet që të aplikojnë mbi 1000 studentë . Fejzullah po ashtu ka bërë të ditur se dokumentet që duhet plotësuar nga ana e studentëve mund të dorëzohen nga 15 janari, e që do të zgjasë deri më 15 shkurt.

Për t’a fituar një bursë studentore të komunës së Bujanocit, ju duhet t’i plotësoni këto kritere:

bursat – konkurs 2015

bursa