Home Aktuale Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa studentore 2016/2017

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për bursa studentore 2016/2017

190
0
SHARE

Komisioni i Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit ka shpallur KONKURSIN për ndarjen e ndihmës së njihershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studime themelore dhe master, për vitin akademik 2016/2017. Kriteret bazë me të cilët përcaktohet plotësimi i kushteve për ndarjen e ndihmës ës njëhershme financiare janë:

1. që kandidati për herë të parë të ket regjistruar këtë vit të studimeve dhe masterin

2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësishtë suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve

3. që kandidati të mos jetë në mardhënie pune,

4. që kandidati të mos jetë i moshës mbi 26 vjet

Konkursi zgjat duke filluar nga 01.03.2017 dhe mbyllet më 21.03.2017. Fletëparaqitjet dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115, Drejtorinë për shërbime publike, zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të kompletuar .

Për më shumë klikoni linkun: KONKURS PËR BURSA STUDENTORE 20162017