Home Aktuale Komuna e Bujanocit shpall konkurs për organizatat sportive

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për organizatat sportive

444
0
SHARE

Komisioni për vlerësimin e projekteve dhe programeve nga sfera e sportit i komunës së Bujanocit shpall konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e komunës së Bujanocit.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 20 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës kominale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në internet.

Fletëparaqitjen për konkurim mund ta merrni në websajtin e komunës www.bujanovac.rs , ose në notarinë e administratës lokale nr.101.

Në linkun në vijim mund të informoheni më detajisht rreth konkursit, si dhe të shkarkoni formularin e fletëparaqitjes:

 Konkursi

Fletëparaqitja