Home Aktuale Komuna e Bujanocit rifillon bashkëpunimin me Nansen Dialog Center

Komuna e Bujanocit rifillon bashkëpunimin me Nansen Dialog Center

131
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për arsimin të integruar në mes komunës së Bujanocit dhe Nansen Dialog  Center nga Norvegjia me seli  në Shkup.

    n
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tij përfaqësuesit e Nansen Dialog Center nga Norvegjia me seli edhe në Shkup zyrë kjo e cila përfshinë tërë Ballkanin.
Me këtë rast kryetari Arifi ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për arsimin të integruar në mes komunës së Bujanocit dhe Nansen Dialog Center nga Norvegjia me seli  në Shkup.
Në këtë program i cili përkrahet nga zyra e Nansen Dilog Centër në Shkup janë përfshirë dy shkollat fillore të komuës së Bujanocit në Osllar dhe Levosojë.
Projekti në fjalë do ti ndimoj nxënësit të fitojnë aftësi të reja në aktivitete jashtë mësimore, zbulimin e talentëve të rinjë si dhe integrimin e nxënësve shqiptare e serb
Në projekt janë përfshirë prindërit, nxënësit , arsimtarët   dhe drejtoritë shkollave.

 Kryetari Arifi tha se shpreson që në të ardhmën ky bashkëpunim të jetë i ndërsjellë me zyrën     Nansen Dialog Centër në interes të nxënësve por edhe prindërve, ngase edhe janë të kyçur në këtë projekt.

nansen

Ndërkaq Veton Zekolli menaxher i projektit në qendrën për Dialog Nansen në Shkup pas nënshkrimit të marrëveshjes theksoi se kjo është përvoja e parë ndërkombëtare e cila del jashtë kufinjëve të Maqedonisë dhe fillojm implementin e projektit në komunën e Bujanoci.
Ky projekt do ti ndimoj nxënsit të fitojnë aftësi të reja mes aktiviteteve jashtë mësimore zbulimin e talentëve të rinjë si dhe integrimin e nxënësve shqipëtar dhe nxënësve të komunitetit serb, në një mënyre kjo përvojë e jona bënë vëllazërimin e shkollave të integruara në Maqedoni dhe vende të tjera, tha mes tjerash tha ai.
Ky projket është pjesë e modelit Nansen për arsimin të integruar i cili ka filluar qysh në vitin 2007 në Republikën e Maqedonisë. Për momentin ky projekt në Republikën e Maqedonisë realizohet në 6 shkolla fillore një shkollë të mesme dhe dy shkollat fillore në komunën Bujanocit, si dhe nga ky muaj do të filloj edhe në 5 shkollat të tjera në Maqedoni. Donator kryesor i projektit është ministria e punëve të jashtëme e Mbretërishë së Norvegjisë dhe deri tani ky projekti ka treguar rezultate të suksesshme tha mes tjerash Veton Zekolli menaxher i projektit në qendërn për Dialog Nansen.

nagip arifi

   Vlenë të theksohet se komuna e Bujanocit që nga viti 2001 ka patur një bashkëpunim të mirë me komunën e Lilihamerit të Norvegjisë dhe zyrën Nansen Dialog Center në Bujanoc.
Në vitin 2005 është bërë binjakzimi në mes komunës së Bujanocit dhe të Lilihamerit të Norvegjisë. Bashkëpunimi mes këtyre dy komunave ka patur suksese të shumta në sferën e arsimit, me ç’rast komuna e Bujnaocit në këtë drejtim ka përfituar përvoja të shumta , duke shkëmbyer idetë nga vizitat e që kanë patur në Lilhamerit  të Norvegjisë./Lugina Press/

974406_10152605398591773_883011694_n