Home Aktuale Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë për pastrimin e rrugës Lluçan-Dobrosin

Komuna e Bujanocit ndan 500 mijë dinarë për pastrimin e rrugës Lluçan-Dobrosin

156
0
SHARE

Është mbajtur sot  seanca e pestë e shtabit për situata  të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit  me tri pika të rendit të ditës.

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Komandës së Brigadës 4 të ushtrisë tokësore Vranjë numër 2487-1 të dates 16.05.2018 për pastrimin e rrugës nga fshati Llucan deri në fshatin Dobrosin.
  2. Raporti i Komisionit për vlerësimin e demit të shkaktuar gjatë erërave të stuhishme në kulmin e fabrikës “Simpen” sh.p.k. Bujanoc.
  3. Të ndryshme ishin pikat e rendit të ditës të kësaj seance.

Gjatë kësaj seance u ndanë rreth 500.000 dinarë për pastrimin e rrugës Llucan deri në fshatin Dobrosin. Enver Ramadani kryeshef i  drejtoratit për investime dhe zhvillim në komunën e Bujanocit deklaroi se kjo rrugë do të pastrohet nga degët shkurret dhe bari në mënyrë që të mos pengohet komunikacioni./Spektri Info-Lugina Press/