Home Aktuale Komuna e Bujanocit i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28...

Komuna e Bujanocit i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit

156
0
SHARE
Të dashur qytetarë shqiptarë të komunës së Bujanocit,
Nesër, më datë 28 Nëntor shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Kjo festë, fatkeqësisht, përshkak të shfaqjes së pandemisë Covid-19 dhe përhapjes së saj në mesin e qytetarëve tanë, na ka detyruar që 28 Nëntorin e 2020-ës të mos e festojmë sikur vitet e kaluara.
Ju njoftojmë, se përshkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunën tonë dhe për arsye të ruajtjes së shëndetit publik, komuna e Bujanocit nuk ka organizuar aktivitete festive për ditën e nesërme.
Përkundër kësaj, edhe këtë vit do të ngritet flamuri kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit.
Me dëshirën që festat e ardhshme të Nëntorit t’i festojmë në mënyrë më dinjitoze, komuna e Bujanocit i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.