Home Aktuale Komuna e Bujanocit fiton edhe një projekt shum të rëndësishëm nga PROGRES-i...

Komuna e Bujanocit fiton edhe një projekt shum të rëndësishëm nga PROGRES-i Europian

165
0
SHARE

Në adresë të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe zyrës për zhvillim ekonomik lokal ka arritur njoftimi, nga menaxheri i programit të Progrersit Europian Graeme Tyndall, se komuna e Bujanocit ka fituar projektin i cili ka të bëjë me azhurimin e bazave të të dhënave dhe identifikimin e tatimpaguesve të rinjë në pronën publike, për personat fizik në komunën tonë, tha Sali Salihu, bashkpunëtorë profesional pranë zyrës për zhvillim ekonomik lokal zyra në Bujanoc raporton RTB.

Salihu tha se, projekti ka të bëjë me regjistrimin e tatimpaguesve të rinjë dhe azhurimin e bazave të të dhënave në administratën tatimore të komunës Bujanocit. Vlera e përgjithshme e projektit është 15 mijë euro ku programiEU Progress participon me 10 mijë euro, ndërsa komuna e Bujnaocit me 5 mijë euro, tha Salihu, Projekti në fjalë ka për qëllim që të bëjë regjistrimin nëpër të gjitha bashkësitëlokale ku tatimpaguesit nuk janë të regjistruar. Zyra për zhvillim ekonomik lokal, ka konkurruar për këtë projekt në muajin nëntor të vitit kaluar ku dje janë shpallur rezultatet. Nga 34 komunat të cilat kanë garuar për këtë projekt, vetëm 14 e kanë fituar e në mesin e tyre është edhe komuna e Bujanocit. Salihu thotë se, projekti në fjalëështëvazhdimësi e projektit të më hershëm qëështë realizuar në vitin 2013 dhe ka pasur rezultate shumë të mira. Projekti pritet të filloj nga gjysma e muajit shkurt, ku janë paraparë të punësohen 6 punëtorë, të cilët në 5 muajt e ardhshëm do të kryejn regjistrimin nëpër të gjitha bashkësitë lokale,ku nuk janë të regjistruara tatim paguesit. Pos punëtorëve të rinjë janë paraparëedhe mjetet përcjellse si kompjuteri dhe të tjera për realizimin e projektit. Projekti do të zgjas pesë muaj por nëse komuna e sheh të nevojshme do ta vazhdoj projektim me mjetet vetanake tha në fund Salihu.