Home SPORT Kompany: Aguero e bën më të frikshëm Cityn

Kompany: Aguero e bën më të frikshëm Cityn

131
0
SHARE

Kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany mendon se rikthimi I Sergio Aguero nga dëmtimi do ti kthejë The Citizienz në një skuadër shumë më të frikshme për cdo kundërshtar. Aguero I cili ka shënuar 26 gola në 25 ndeshje me City-in këtë sezon  qëndron jashtë fushave që prej 29 Janarit pasi u dëmtua në sfidën e Premier Ligue me Tottenham. Megjithatë sulmuesi argjentinas është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë I gatshëm për takimin final të Capital One Cup që do të luhet këtë të dielë në stadiumin Ëembley, dhe sipas mbrojtësit belg Kompany prania e tij tja bëjë më të lehtë sfidën skuadrës së tij.

“ Para së gjithave dua të them që Aguero është një nga futbollistët më të mirë në botë. Rikthimi I tij është një faktor shumë I rëndësishëm për ne. Sa herë që Sergio është në fushë ne jemi një skuadër akoma më e mirë . Mungesat e tij na kanë dëmtuar shumë këtë sezon. Kur ke në skuadër një lojtar të nivelit të tij dhe nuk mund të mbështetesh te cilësitë e tij është dicka e keqe. Gjithsesi unë jam shumë I lumtur për rikthimin e tij dhe mendoj se prania e Aguero do të na e bëjë më të lehtë finalen e kupës ndaj Sunderland-it”.

Manchester City do të përvojë këtë fundjavë të fitojë sërish trofeun e Capital One Cup që pas vitit 1976, ku The Citiziens mposhtën 2-1 në finale Newcastle United.

 

LEAVE A REPLY