Home SPORT Kompanitë e basteve: Bayern-Atletico finalja

Kompanitë e basteve: Bayern-Atletico finalja

5
0
SHARE

Gjthëkush mund të dëshirojë një finale të Champions League sipas preferencave të tij, por për bookmakersat që vënë në lojë paratë me shumë mundësi dy skuadrat që do të luftojnë në datën 24 maj në stadiumin Da Luz të Lisbonës për trofeun me veshë të mëdhenj, do të jenë Bayern Munich dhe Atletico Madrid. Me shortin e Nyonit që vendosi përballë kampionët në fuqi ndaj Realit të Madridit dhe Atleticon e El Cholo Simeones me Chelsean e Jose Mourinhos kompanitë e basteve kanë ofruar edhe koeficentët përsa i përket ciftit finalist. Dy kompanitë britanike Bet365 dhe William Hill propozojnë kuota afërsisht të ngjashme dhe sipas tyre mundësitë më të shumta për të kaluar në finale i ka cifti Bayern-Atletico që kuotohet me koeficentin 3 nga Bet365 dhe me 2,87 nga William Hill. Pra nëse vendos bast 1 euro për një finale midis tyre fiton 3 Euro te njëra kompani dhe 2,87 euro te tjetra. Por shanse të mëdha për të qenë në finale ka edhe Chelsea pasi një  përballje midis londinezëve dhe Bayernit në Lisbonë koutohet me koeficentin 3,4, duke bërë të qartë faktin që skuadra e Guardiolës është favorite absolute ndaj Los Blancos. Opsionet që skuadra e Ancelottit të nxjerrë nga kompeticioni skuadrën gjermane kuotohen me koeficent 3,8 për një finale të tërën spanjolle dhe me koeficent 4,35 një përballje mes madrilenëve dhe Chelseat të Mourinhos. Në lidhje me fituesin Champions League kompanitë nuk kanë asnjë dyshim pasi favoriti kryesor vazhdon të jetë Bayern Munich.

Triumfi bavarez për të dytën herë rradhazi koutohet me koeficentin 2,25. Skuadra që i ndjek ata vazhdon të mbetet Reali i Madridit me koeficentin 3,62. Pas tyre qëndron Atletico e Madridit. Një sukses i Los Cholconeros në Lisbonë kuotohet me koeficentin 4,6 ndërsa e fundit pozicionohet Chelsea. Nëse vendos bast 1 euro për suksesin e bluve të Londrës fiton 5 euro. A ja vlen? Mourinho gjithmonë na ka suprizuar