Home SPORT Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidën me Maltën

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidën me Maltën

153
0
SHARE

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht përgatitjet për eliminatoret e Euro 2016 dhe në fokus është ndeshja e parë e këtij viti, ajo kundër Maltës që do të zhvillohet të Mërkurën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Trajneri Giani de Biasi zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, ndër të tjera edhe të parën që pas rinovimit të kontratës, duke zbritur në terrenin stërvitor të grumbulluarit e tij për këtë sfidë. Lojtarët kuqezi e nisën seancën stërvitore me një bisedë të shkurtër me trajnerin italian dhe më pas u vendosën nën urdhrat e përgatitësit atletik. Me grupin kuqezi u bashkua pas pothuajse një viti mungesë edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili po kalon një moment pozitiv me skuadrën e FSV Frankfurt. Lojtari i lindur në Durrës mund të jetë pika e referimit për sulmin në ndeshjen kundër Maltës. Në stërvitje ra në sy mungesa e Edgar Çanit dhe Hamdi Salihit, të cilët janë lënë jashtë listës për këtë sfidë, ndërsa rikthehet pas një periudhe të gjatë edhe mesfushori Alban Meha, i cili u ndal për disa muaj në bokse për shkak të një dëmtimi.

Një forcë e shtuar në mesfushë është edhe tashmë i konfirmuari në këtë repart Ergys Kaçe, i cili ka gjetur një vend titullari edhe te skuadra e PAOK pas një kaluari të gjatë vuajtjesh që i shkaktoi ajo foto me fanellën e UÇK-së. Gjatë minutave të para, lojtarët iu nënshtruan disa testeve fizike dhe më pas kaluan nën urdhrat e trajnerit që vendosi të provonte edhe disa skema të mundshme për t’u aplikuar në miqësoren e parë të vitit 2014. Gjatë akomodimit në kompleksin “Tropikal”, kuqezinjtë janë pritur nga një grup i posaçëm kuzhinierësh, të cilët janë pjesë e show-t “Master Cief” që do të startojë së shpejti në Top Channel. Vit i ri surpriza të reja…tashmë fjalën e kanë ata me përgjigjet që do të na japin në fushën e lojës jo vetëm në miqësore si ajo kundër Maltës por edhe në eliminatoret e Euro 2016.

LEAVE A REPLY