Home Aktuale Kombëtarja ndahet me barazim me Danimarkën

Kombëtarja ndahet me barazim me Danimarkën

132
0
SHARE

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Danimarkës e e luajtur në “Elbasan Arena” u mbyll me barazim 1-1. (Video)

Ekipi De Biazit nuk ka mundur dot të marrë fitoren e radhës pas fitores 0-1 në transfertë përballë Portugalisë, edhe pse ka udhëhequr takimin deri në minutën e 81-të.

Një moment i keq në mbrojtje dhe Danimarka ka përfituar duke barazuar shifrat 1-1 me anë të Vibe.Atmosferë e shkëlqyer në stadiumin e rikonstruktuar të Elbasanit. Ndeshja ka nisur me ritëm nga të dyja ekipet, por skuadra e De Biazit ka menduar më shumë për t’u mbrojtur.

Në minutën e 38-të Lenjani avancon përpara. I gjendur mes dy mbrojtësave, ai godet keq, por topi devijohet dhe përfundon në rrjetë. 1-0 dhe “Elbasan Arena” shpërthen.

Në pjesën e dytë Shqipëria shpërdoron edhe 2 raste të tjera, duke mos mundur të vulosë përfudimisht rezultatin. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, është Vibe i cili barazon shifrat në 1-1.

Në minutat shtesë berisha ka bërë mrekullinë duke i mohuar një gol të sigurt danezëve. Mbyllet gjithçka 1-1 dhe si Danimarka ashtu edhe Shqipëria ndajnë vendin e parë në grup me nga 4 pikë secila.

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=ihledXsAK0c   ” width=”560″ height=”315″]