Home LAJME Kolona të Gjata Vetëm në Merdarë

Kolona të Gjata Vetëm në Merdarë

163
0
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se qytetarët të cilët do ët udhëtojnë në territorin e Serbisë që ta shmangin pikën e kalimit kufitar në Merdarë, për shkak të kolonës së krijuar dhe pritjeve të gjata.

Policia thotë se udhëtarët janë përqendruar kryesisht në këtë pikëkalim, duke i lënë të zbrazëta pikat tjera.

“Policia e Kosovës vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Nga informacionet e orës 15 të ditës së sotme, policia thotë se në Merdarë, në hyrje, pritjet zgjasin nga 1 deri në 2 orë, ndërsa në dalje pritjet zgjasin për rreth 3-5 orë.

Në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë në hyrje nuk ka fare pritje, ndërsa në dalje kolona është vetëm rreth 100 metra me pritje të shkurtra disa minutëshe, ndërsa në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk fare pritje, përveç kohëzgjatjes normale prej 5-10 minutave sa aplikohet procedura për kalim kufitar./LuginaPress/