Home SPORT Klopp: Reus është gati për Hamburgun

Klopp: Reus është gati për Hamburgun

182
0
SHARE

Marco Reus është gati të rikthehet për Borussia Dortmund. Eshtë ky lajmi i mirë i trajnerit Jurgen Klopp për tifozët verdhezinj në prag të transfertës me Hamburgun. Mesfushori gjerman ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor, por tani duket se është gati për të dhënë kontributin e tij në skuadër.

“Marco Reus ishte në gjendje të jepte 100% të formës së tij në stërvitje. Duket mjaft mirë dhe është gati të luajë”.

Dortmundi udhëton drejt Imtech Arena pas 4 fitoresh radhazi, ndërkohë që Hamburgu pritet të luajë në shtëpi me një tjetër fytyrë pas shkarkimit të trajnerit Bert van Marwijk dhe emërimit të Mirko Slomka në vend të tij.

“Në këtë takim nuk mund të shkojmë duke gënjyer veten se kemi shumë besim dhe presim një kundërshtar të dobët. Hamburgu nuk duhet nënvlerësuar, pasi mund të rilindë nën drejtimin e Slomka dhe për ne nuk është hera e parë që përballemi me një skuadër që sapo ka ndërruar trajner. Beteja për mbijetesë ka nisur për disa skuadra, pra presim një Hamburg luftarak”.

Reus me shumë gjasa do të luajë, ndërkohë që Klopp nuk do të ketë në dispozicion Mats Hummels dhe Ilkay Gundogan, të dy për shkak dëmtimesh.

LEAVE A REPLY