Home Aktuale Klan Kosova promovon fazhizmin e Gold Ag, Avokati Arianit Koci thotë se...

Klan Kosova promovon fazhizmin e Gold Ag, Avokati Arianit Koci thotë se reperi bëri vepër penale me tekstin e tij (video)

49
0
SHARE

Televizioni Klan Kosova i ka dalë në krah reperit Gold Ag, i cili ka publikuar një këngë me të cilën fyen figura të ndryshme, por kryesisht ata që merren me politikë.

Reperi nga Presheva Gold AG ka përdorur gjuhë fashiste sidomos ndaj Drejtorit të Kipred Ilir Deda të cilit i ka thënë se e ka nënë shkinë.

Një gjuhë të tillë fashiste ndaj Dedës para pak ditësh e ka përdorur edhe Milazim Krasniqi shef Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

“…Si psh Ilir Deda per do njerz qe se din

Ma ofendon ISLAMIN e ma ofendon SHAMIN

Aj nonen e ka shkin tash tmiren hec e dije”

AG nuk e ndalë fazhizmin e tij me kaq.

“Na sjena shtet laik jena popull MUSLIMAN Jem qata qe djegim shkije n’diten e marsit”

Por për Klan Kosovën duket se këto vargje nuk përbëjnë problem. Madje ky televizion duket se inkurajon një gjuhë të tillë për recitatorin Agushi.

“Se me kë merret ky reper në të ardhmen pritet të shihet në projektet tjera..” thuhet në storien e Klan Kosova.

Kjo gjuhë e reperit Arian Agushi, sipas avokatit Arianit Kocit i ka tejkaluar limitet e lejuara të shprehjes artistike. Madje Koci ka thënë se me këtë tekst Agushi ka shfaqur mosdurim kombetar etnik dhe fetar.

“Jam pjese e miljeut artistik, dhe perkrahes i flaket i lirise se shprehjes.

Por, ne cilesine e avokatit mendoj qe Gold AG, me kengen e fundit, i ka tejkaluar limitet e lejuara te shprehjes artistike. Me disa vargje te kesaj kenge eshte konsumuar vepra penale nga neni 147 te KPK- nxitja e urrejtjes, percarjes ose mosdurimit kombetar, racor, fetar apo etnik” ka shkruar Koci në Facebook.

Gold Ag , duke përkrahur imamët radikalë në vend ka sulmuar edhe disa pjesëtarë të institucineve në vend. Sidoms Ministrin Dardan Gashi dhe Deputetin Berat Buzhala.

“…Tkalli me qka ki mos prek n’FE edhe edhe n’XHAMI

Ju sdini per ket din ju dini veq per hajni

Kshyri njo mas njo qent qysh bojn skandala

Hoxhen po ma kesh aj i keshti aj buzhala

Trus qaty paloje tu sta rrok as politika

I vjen dita edhe vetes qen ki mi dhon kritika

Qohet naj Dardan kishe burr politikan

Kejt punt i ka ndreq tash na perzihet n’EZAN” thuhet në tekstin e tij…”


Gold AG by GazetaExpressTV

LEAVE A REPLY