Home Aktuale KKSH: URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

KKSH: URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

56
0
SHARE

Këshilli Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kurban Bajramit simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.

Në mbështetje të traditës sonë të mirë urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frimëzim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

Bujanoc, 20.08.2018                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së