Home Aktuale KKSH për vtin 2015 do të angazhohet për…

KKSH për vtin 2015 do të angazhohet për…

93
0
SHARE

Fjalimi i kryetarit të Këshllit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu në séance solemne të mbajtur më 31 dhjetorit 2014

Njoftim rethë punës së deritanishme që nga konstituimi

Miratimii Ligjit për formimim e Këshillave Kombëtare të pakicave Nacionale i ka mundësuar edhe shqiptarëve që ta themelojnë këtë institucion të rendësisë së vecantë.
Ligji për formimin e Këshillave Kombëtar të pakicave Nacionale është i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të drejtat Kolektive të pakicave Kombëtare,në të cilën parashihen kompetencat në lëmin e arsimit,kulturës,informimit,përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
Pas zgjedhjeve të mbajtura të 26 tetorit Këshilli Kombëtar Shqiptar është konstituar me afro 14 mijë vota .Ky proces dëshmoi se ka më shumë shqiptar se sa pretendohet nga Enti i Statistikave të Sërbisë 5.806 edhe pse dalja ne zgjedhje e nivelit të ulët tregoipotencialin demokratik të qytetarëve tanë.Përkundër pengesave dhe obstruksioneve me Listën e vëcant zgjedhore ,ku një numër i madh nuk ishin të regjistruar,mosdërgimi i ftesave për votim,ndryshimi i vendbanimeve të votuesve ishin ndër problemet e evidentuara në këtë proces.
Megjithëse në këtë mandat nga 29 ulëse është zvogluar në 15 anëtar numri i anëtarëve te Këshillit,me crast i është shkurtuar buxheti e me këtë iu është pamundësuar dhe vështirësuar edhe gama e veprimit të këtij institucioni.
Me 24 nëntor e 3 dhjetor të këtij viti u konstituan
-Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe u zgjodhë Kryetari.
-Zëvendës kryetari,
-Sekretari ,dhe
-Organi Ekzekutiv
Ndërkaq me 25 dhjetor janë formuar komisionet e Këshillit Kombëtar Shqiptar edhe ate:
-Komisionet për arsim parashkollor,fillor dhe të mesëm,
-komisioni për arsim të lartë dhe shkencë,
-Komisioni për kulturë,
-Komisioni për kulturë,
Komisioni për informim dhe botime,
-Komisoni për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip,
-komisioni për rininë dhe shoqërinë civile.
Përvec tjerash Këshilli ka mbajtur 5 seanca kjo e 6 seanca solemne ky institucion ka miratuar të gjitha dokumentet bazë të këshillit Kombëtar Shqiptar si Statuti i Këshillit,Rregullorja e Punës,Rregullorja e Organit Ekzekutiv.
Këshilli Kombëtar Shqiptar që pas konstituimit ka protokoluar dhe procesuar afro 100 lëndë te ndryshme .Duke filluar me shkresat e dërguara Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku ka ngritur shqetësimet për situaten e sigurise, politike dhe atë financiare të këtij institucioni. Kemi vazhduar ndjekjen e procedurave të nisura tek Ombudsmani. Kemi vazhduar procesin e mbledhjes së të dhënave rreth numrit të nxënësve dhe paraleleve në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Jemi përkujdesur në mbarëvajtjen e ligjshmërisë në KKSH. Kemi realizuar një sërë takimesh me Këshillat kombëtare të pakicave tjera në Serbi. Kemi realizuar një mori takimesh me përfaqësues e ambasadorë perëndimor të akredituara në Beograd. Ajo që është më e rëndësishmja kemi pasur edhe vizitën e parë të ambasadorit të Republikës së Kosovës në selinë e KKSH-së.
Këshilli kombëtar shqiptar për pak kohë jo vetëm që ka qen promotor e përfaqësues i të drejtave të shqiptarëve brenda sistemit por njëkohësisht ka krijuar një bashkëpunim të ngusht me institucionet e ndryshme vendore, kombëtare e ndërkombëtare. Ne jemi të vendosur të mbajmë qëndrim të paluhatur në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar, përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të pranohen tekstet e botuara në Prishtinë e Tiranë, pa asnjë alternativë tjetër. Në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së. Mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit të Luginës në referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992. Ne jemi të vendosur në ndërtimin për ndërtimin e një institucioni të respektuar dhe kredibil si nga bashkësia ndërkombëtare, insitucionet e shtetit dhe për gjithë ata që kan dyshuar në sukseset e këtij institucioni.
Ndërsa për vitin 2015 do të angazhohemi
1- për kthimin e Lapidarit të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së në Preshevë ;
2- dhe për largimin e përmendorës së sërbëve mbi Lluçan.
3- Të angazhohemi që Dogana e kufirit Tabanoc, Konçul dhe Depcë të kontrollohet nga Asociacioni i komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
4- Do të angazhohemi që Lugina e Preshevës të jet pjesë e buxheteve të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
5.Komandanti i Policisë së Luginës të jetë Shqiptar,
6.të angazhohemi që referendumi i vitit 1992 të implementohet edhe vullneti i ish ushtarëve te UCPMB-së e të implementohet kryeverdikti i popullit shqiptarë.
7.Demilitarizimi i Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit.
8.Do te njfotojm Bashkimin Europian.Shtetet e Bashkuara te Amerikës me gjendjen e shqiptarëve.
Urojme që viti i ardhshëm të jetë vit i kthesave,te angazhohemi te jemi më afer qytetarëve të jemi me të bashkuar për zgjedhjen e problemit të Shqiptarëve.