Home Aktuale KKSH mbanë seancën e dytë,ja për çfarë është diskutuar

KKSH mbanë seancën e dytë,ja për çfarë është diskutuar

168
0
SHARE
Sot, nën masat e protokollit për mbrojtje shëndetësore nga përhapja e koronavirusit, është mbajtur seanca e dytë e rregullt e Këshillit Kombëtar Shqiptar në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.
Gjatë kësaj mbledhje u aprovua rendi ditës si në vijim:
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga seanca e parë e rregullt e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2020.
Konstatim mandatit për anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, plotësim i vendeve të zbrazëta.
1. Shqyrtim dhe diskutim për tekstet mësimore nga Republika e Shqipërisë.
2. Shqyrtim dhe diskutim për mësimin online për shkollat shqipe 2020/21.
3. Ndryshimi dhe plotësimi i aktvendimit për Planin e Punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2020, dhe
4. Të ndryshme.
Vlen të theksohet se të gjitha vendimet u miratuan një zëri nga 11 anëtarët e pranishëm.