Home Aktuale KKSh i uron të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit për...

KKSh i uron të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit për kontributin e çmueshëm

6
0
SHARE

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit – kryetari ShukriYmeri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit për kontributin e çmueshëm që kanë dhënë ndër vite.

Në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollave shqipe në Luginë të Preshevës me vite e dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm veteranët e arsimit.

Të vetëdijshëm me gjendjen në shkollat tona, me statusin e mësimdhënësit dhe të nxënësit, edukimi dhe shkollimi duhet të vazhdojë për hire të trashëgimisë që mbajmë të gjithë mbi supet tona.Për hire ta sakrificës së gjeneratave të kaluara, për hire të gjeneratave që do të vijnë, për hire të stoicizmit dhe qëndresës se të ardhmen mund ta ndërtojnë vetëm mbi dijen.

Të vetëdijshëm që edhe më tej pa tekste shkollore në gjuhën shqipe e me kushte jo optimale, uroj që ky 7 Mars të sjell sukseset të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë kualitet dhe profesionalizëm. Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të sjellin rezultatet më të lakmueshme dhe që Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur.

 

Urime dhe suksese.

 

 

 

 

Bujanoc, 07.03.2018

 

Shërbimi për informim i KKSH-së