Home Aktuale KKSH fillon mbledhjen e të dhënave nga qytetarët për pasivizmin

KKSH fillon mbledhjen e të dhënave nga qytetarët për pasivizmin

84
0
SHARE
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve i pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet.
Pra, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë qytetarët shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe nga komunat e tjera, ta lajmërojnë pasivizimin e vendbanimeve dhe vendqendrimeve.
Në kuadër të projektit “lajmëro pasivizimin” ftojmë çdo qytetar që ka vendbanimin dhe venqendrimin e pasivizuar, të dorëzojë në zyret e KKSH-së, një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga ana e organit kompetent (stacionit policor) për vendbanimin dhe vendqendrimin e pasivizuar.
Është e domosdoshme krijimi i bazës së të dhënave, në mënyrë që të dokumentohet dhe të adresohet ky proces diskriminues dhe selektiv, në kundërshtim me të drejtën e brendshme dhe konventat ndërkombëtare.
Shërbimi për informim i KKSH