Home Aktuale Kjo është agjenda e seancës që pritet mbahet të hënën

Kjo është agjenda e seancës që pritet mbahet të hënën

26
0
SHARE

Në seancën plenare që është paraparë të mbahet të hënën në orën 10:00, ndër pikat e rendit të ditës ka paraparë shqyrtimin e dytë të projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016.

Megjithatë, opozita sërish ka paralajmëruar se nuk do të lejojë mbarëvajtjen e kësaj seance.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,

7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,

8. Shqyrtimi iPropozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjitnr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërb imeve të ujit,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,

19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048,për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,

20. Shqyrtimi i dytë i Projektligjitpër ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,

21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

23. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës p ër emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

24. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëve në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE,

25. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve në Bordin e Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP,

26. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,

27. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe

28. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin parlamentar.