Home Shëndeti Kirurgu plastik me famë botërore në Spitalin Amerikan

Kirurgu plastik me famë botërore në Spitalin Amerikan

149
0
SHARE

Spitali Amerikan sjell për pacientët shqiptarë kirurgun plastik me famë botërore, Prof.Dr. Branko Bojovic.

Prof. Dr. Bojovic aktualisht është pjesë e ekipit të kirurgjisë plastike në spitalin John Hopkins të Universitetit Maryland në SHBA, i specializuar në mikrokirurgji dhe mikrokirurgji faciale për të rritur dhe fëmijë. Ai do të jetë tashmë pjesë e Departamentit të Kirurgjisë Plastike në Spitalin Amerikan.

Kjo marrëveshje e arritur do të jetë fillimi i një bashkëpunimi, shkëmbimi eksperiencash dhe njohurish ndërmjet dy shteteve dhe trajnime për kirurgët vendas në SHBA.

Në një intervistë të shkurtër, Prof. Bojovic thekson se si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi, do të përfitojnë shumë pacientët shqiptarë, si dhe do të bëhen ndërhyrjet më të komplikuara në të njëjtin nivel si në spitalin ku ka punuar në SHBA.

Prof.Dr.Branko Bojovic është i njohur më së shumti me rikthimin e pamjes së djaloshit Richard Norris, i cili në vitin 1997 pësoi një aksident me armë dhe për 15 vite jetoi me maskë në fytyrë, pasi pamja e tij u shpërfytyrua e gjitha.