Home Aktuale KF”Tërnoci” aksion për ngjyrosjen e rrethojave

KF”Tërnoci” aksion për ngjyrosjen e rrethojave

142
0
SHARE

Ftesë për aksionin e radhës në KF

“ Tërnoci “

K.F. “ Tërnoci “ fton vollunterët, sidomos dashamirët e futbollit si dhe simpatizantët e tifo grupit “ Agallarët “ që në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në aksionin që ka të bëjë me ngjyrosjen e rrethojave të stadiumit dhe murit poshtë tyre.

Aksioni fillon në ora 12:00, ditën e diel më 20 shtator.

E gjithë puna bëhet në baza vullnetare dhe simbolizon përkrahjen e klubit qoftë edhe në këtë mënyrë.

Pas ngjyrosjes së realizuar, padyshim se stadiumi do të duket shumë më i bukur se deri më tash.

Ejani dhe kontribuoni për klubin tuaj të zemrës.

Përpara “Tërnoci”!